Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

Kurban Bajrami do të falet në Bulevard jo në sheshin ‘Skënderbej’

Kurban Bajrami do të falet në Bulevard jo në sheshin ‘Skënderbej’

13:57, 14/06/2024
A+ Aa A-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 16.06.2024, në orën 06:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Tiranë.

Programi i Kurban Bajramit

05:30 - Hapja e programit, Ejup Lila

05:35 - Lexim Kurani nga imami i xhamisë ‘Et’hem Bej’, z. Elton Karaj

05:40 - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

05:50 - Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:00 - Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:05 - Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco