Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

SYRI TV/ Divjakë, nis vjelja masive e bostanit, fermerët: Nuk vjelim dot, s`ka punëtorë

13:28, 14/06/2024
A+ Aa A-

Zona e Divjakës është duke eksportuar masivisht shalqin këtë sezon, ku sipas fermerëve çmimi aktualisht është i kënaqshëm.

Mirëpo, këtë vit, feremrët po hasin në një problem, që duket se do t`i penalizojë në mbarëvajtjen e vjeljes së prodhimit, mungesën e fuqisë punëtore.

Shtimi i kërkesës për fuqi punëtore, është shoqëruar me rritje të ofertës prej tyre, pasi punëtorët që ende janë në treg kanë rritur çmimin për ditë pune, duke shtuar, sipas fermerëve, kostot.

Fermerët gjithashtu kanë frikë se mos grumbulluesit bëjnë të njëjtën gjë si vitet e kaluara, duke bllokuar prodhimin, me qëllim uljen e çmimit. Ndaj kërkojnë vëmendje nga shteti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco