Është ulur stigma për të pasur fëmijë/ Zeqja: Duhet bërë një balancë mes karrierës dhe fëmijës

12:11, 13/06/2024
A+ Aa A-

Ernald Zeqja, mjek obstetër-gjinekolog i ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv ka folur në lidhje me fenomenin e mosdëshirës së të pasurit fëmijë, gjë e cila është kthyer në shqetësim për popullatën.

Zeqja shprehet se çiftet sot po krijojnë familje në moshë të madhe dhe janë të prirur të kenë pak fëmijë.

“Në një moshë të caktuar vijnë dhe pengjet e  së kaluarës. Një abort që mund të kesh bërë më parë dhe tani nuk po arrin shtatëzani. Ka pacientë që po tentojnë dhe nuk po munden të kenë një fëmijë.  E njëjta gjë edhe për hir të karrierës. Duhet bërë një balancë midis karrierës, families dhe dëshirës që ke për një fëmijë. Ai që di ta bëjë besoj se e bën.

Shohim dhe një presion nga shoqëria. Sot është ulur stigma për të pasur një fëmijë. Kam pacientë që shqetësohen se për 3 muaj nuk ngelin shtatëzan sepse kanë presion. Ky presion i ka të dyja anët e medalies, është i shëndetëshm por mund të jetë dhe i pashëndetshëm. Në sensin e riprodhimit besoj se është një presion i shëndetshëm, sidomos edhe kur çifti është i pregatitur”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco