Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

Karkaleci pushton Dumrenë, insekti dëmton të mbjellat. Ankohen fermerët

Karkaleci pushton Dumrenë, insekti dëmton të mbjellat. Ankohen fermerët

19:58, 12/06/2024
A+ Aa A-

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Belshit, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë.

Sipas fermerëve karkaleci ka dëmtuar të gjitha të mbjellat, ndërsa tashmë po dëmton pemëtarinë.

“Nuk kam korr asnjë kostër, spërkatje I kam bërë tre katër herë s’ka bërë efekt, përveç se duhet ta provoj bashkia spërkatje ajrore. Humbja ka qene mbi 300 mije lekë, kjo është e vazhdueshme vjet ai bëri namin”

Në një situatë ku fermeri po dëmtohet çdo ditë nga ky insekt, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, pasi ka inspektuar situatën në terren thotë se sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen në kushtet e emergjencës.”

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve (RVMB): “Jemi në kushtet e emergjencës për vete faktin se zona e Belshit është një zonë aktive, është ndërhyrja e dytë që bëjmë. Kemi vatra të reja të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë sot kemi marrë të gjitha masat për të ndërhyrë, në të gjitha parcelat e prekura nga karkaleci Maroken dhe Italian. Është një insekt i cili sjell dëme të konsiderueshme”

Një situatë e tillë në zonën e Drumresë përsëritet prej tre vitesh. Dezinfektimet sporadike të vetë fermerëve rezultojnë të pasukesshme pasi karkaleci lëviz dhe rikthehet./euronewsal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco