Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

SYRI TV/ Banorët e Zharrëzës një jetë mes ndotjes nga gropat me naftë të ‘Albpetrol’

16:59, 12/06/2024
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Zharrëz të bashkisë Patos kanë një jetë mes ndotjes së gropave me naftë bruto të kompanisë shtetërore Albpetrol. Edhe pse janë ankuar me qindra here, ata ndihen të zhgënjyer sa kanë humbur edhe besimin në pushtet, pasi asnjë masë nuk është marrë.

Gropat me naftë bruto përveç ajrit të ndotur që shkaktojnë, ndodhen fare pranë oborreve të banesave ku luajnë fëmijë duke vënë në rrezik jetën e tyre. Madje raste të rënda kanë ndodhur ku kanë humbur jetën edhe të moshuar duke rënë brenda në gropë, kanë humbur  shpezë e kafshë shtëpiake, ndërsa ka pasur edhe raste kur ka rënë edhe zjarr dhe janë rrezikuar shtëpitë e banuara.

Shqetësim për banorët është fakti se ndotja ndikon edhe tek prodhimet bujqësore, ashtu si edhe në organizmin e tyre.

Sipas banorëve situata është përkeqësuar pas viteve ’90, pasi më parë gropat me naftë bruto pastroheshin dhe rrethoheshin për të shmangur rreziqet, ndërsa tani nuk merret asnjë masë.

Në lagjen Belulaj jetojnë afro 100 familje që ndodhen shumë pranë puseve të prodhimit të naftës bruto të kompanisë shtetërore Albpetrol. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre dhe organizatave të ndryshme, nga Kompania AlbPetrol nuk ka asnjë reagim, dhe jo vetëm që nuk merret asnjë masë, por situata shkon gjithnjë e më shumë drejt përkeqësimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco