Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

SYRI TV/ Qindra hektarë tokë të sulmuara nga karkalecat, fermerët: Na janë dëmtuar prodhimet

13:55, 12/06/2024
A+ Aa A-

Qindra hektarë tokë kanë mbetur të dëmtuara në zonën e Dumresë për shkak të shtimit të karkalecave. Fermerët shprehen se kanë pësuar dëmtime të mëdha në prodhimet e tyre, ndërsa ngrenë shqetësimin se nga institucionet nuk është kryer spërkatja. Askush nuk i ka kompensuar për këto dëme, e as nuk kanë marrë masa për t’i parandaluar.

Nga SYRI TV

Shtimi i karkalecave në zonën e Dumresë ka dëmtuar qindra hektarë tokë. Sipas banorëve, kjo është një situatë e përsëritur prej më tepër se dy vitesh, por askush nuk ka marrë masa për të kryer spërkatjen e zonës, ndonëse sipas njoftimit spërkatja do të duhet të kishte nisur ditën e hënë.

Të shumta janë prodhimet e dëmtuara nga shtimi i karkalecit këtë periudhë, por më të prekura janë vreshtat, jonxha e tërfili. Më shumë se gjysma e prodhimit është dëmtuar. Për këtë prodhim të humbur askush nuk i kompenson fermerët e nuk ndërmerret asnjë veprim për ta parandaluar. Dezinfektimet sporadike të vetë fermerëve rezultojnë pa sukses, pasi karkaleci lëviz e sërish rikthehet.

E njëjta situatë paraqitet edhe në shumë fshatra të tjerë të qarkut të Elbasanit, por vatra më e madhe vijon të mbetet zona e Dumresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco