Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

SYRI TV/ Mungesë investimesh në Alarup të Pogradecit, fshati drejt shpopullimit

13:52, 12/06/2024
A+ Aa A-

Fshati Alarup i Pogradecit është lënë krejtësisht në harresë. Rruga e amortizuar, mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza si dhe mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, janë problemet kryesore të banorëve. Ata thonë se prej vitesh në fshat nuk është kryer asnjë investim.

Nga SYRI TV

Alarupi, fshati që dikur mbante frymën e banorëve me minierën e qymyrgurit, sot është thuajse i varfër e pa investime. Banorët e zonës merren me blegtori, mbjelljen e bimëve medicinale dhe burimi kryesor i të ardhurave është emigrimi sezonal në Greqi apo Maqedoninë e Veriut.

Sipas banorëve në këtë zonë i vetmi investim i kryer disa vite më parë është rruga, por edhe ajo sot është thuajse e degraduar. Ndër të tjera sipas tyre mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza edhe uji i pijshëm.

Sipas bashkisë Pogradec, pritet që së shpejti të përfundojë investimi i ujësjellësit, i cili do të furnizojë disa fshatra të Njësisë Administrative Çërrave. Në projekti përfshihet edhe rehabilitimi i rrugëve të fshatit. Sa i përket kanalizimeve të ujërave të zeza, ka një projekt tjetër, por priten fonde për investim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco