SYRI TV/ Ujërat e zeza shqetësojnë banorët në Roskovec, banorët: Kanali vatër infeksioni

17:29, 11/06/2024
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Suk 2 në Roskovec, ankohen se kanali ku derdhen ujërat e zeza nuk është  pastruar prej 3 vjetësh. Sipas tyre, mungesa e pastrimit ka bërë që kanali të kthehet në vatër infeksioni për banorët.

Siç shihet nga pamjet, kanali është mbuluar nga shkurre dhe bararëra, të cilat pengojnë qarkullimin e ujit. Në këto kushte, ujërat e zeza janë shndërruar në vatër infeksioni për banorët e fshatrave që përshkon ky kanal.

Sikur të mos mjaftojë ky problem, në stinën e nxehtë të verës, banorët e fshatit Suk2 nuk kanë as ujë të pijshëm.

Banorët thonë se për problemet e tyre është vënë në dijeni bashkia, por deri më tani nuk ka vënë dorë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco