Prisnin që nën administrimin e Bashkisë të kishin më shumë investime dhe vëmendje, por 10 vjet pas reformës territoriale banorët e Labinotit Fushë në Elbasan ndihen të zhgënjyer. Ata thonë se nuk është investuar në infrastrukturë, kanalizime ndërsa tregojnë se ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë thanë po u dëmton kanalin vaditës.
Nga SYRI TV
Vëmendja e bashkive për zonat rurale pas reformës së vitit 2015, nuk ka qenë në nivelet që banorët prisnin.
Kështu shprehen banorët e fshatit Labinot Fushë në Elbasan, të cilët tregojnë se prej vitesh nuk po marrin investime dhe shërbime nga bashkia, kryesisht në infrastrukturë.
Në anën tjetër banorët shprehen se në fshatin e tyre mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza e ende përdorin gropat septike.
Ndërkohë nga hapja e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thane banorët shprehen tepër të shqetësuar se kanali vaditës shumëvjeçar i fshatit është tharë.
Shumica e të rinjve te Labinot Fushë kanë parë të vetmen zgjidhje largimin nga vendi duke bërë që në banesa të mbesin vetëm të moshuarit.
© SYRI.net