Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

VIDEO/ Dhunonte të miturin në Durrës, nëna e djalit tregon të vërtetën e raportit me burrin dhunues

20:53, 03/05/2024
A+ Aa A-

Vetëm dy ditë më parë në rrjete sociale u publikua një video ku një i moshuar dhunonte në mënyrë barbare një fëmijë të mitur.

Duke e parë me vëmendje se çfarë ndodh në 16 sekonda video, të krijohet ideja që i moshuari po abuzon qoftë edhe seksualisht me të, dhe një lumë komentuesish kanë rikrijuar për pak sekonda një skenar sipas versioneve të tyre.

Për të kuptuar më shumë mbi çfarë ka ndodhur, Piranjat kanë udhëtuar direkt Durrësit, atje ku jeton dhe i moshuari i cili ishte një 52 vjeçar, i martuar, baba i 5 fëmijëve. Ku për befasi njëri prej tyre ishte dhe 6 vjeçari i dhunuar.

Në banesën e tij ndodhet gruaja dhe fëmijët ku mësojmë se burri dhunues është arrestuar.

Bashkëshortja e 52 vjeçarit tregon se bashkëshorti i saj ka qenë shumë i rregullt me fëmijët, asnjëherë agresiv dhe shumë i dashur. Ajo shpjegon se ajo video është e vjetër në kohë.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco