Rastet e shumta të vetëvrasjes, psikologet: Shifra alarmante, instancat përkatëse të marrin masa

10:10, 05/02/2024
A+ Aa A-

Mendimet dhe aktet vetëvrasëse janë çështje delikate për t'u adresuar. 

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm.

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë. Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta.

Të ftuara ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ psikologet Entela Binjaku dhe Denisa Hoxha u shprehën se fatkeqësisht ky fenomen në Shqipëri po përsëritet vit pas vitit dhe statistikat flasin për një rritje të shifrave, ku instancat përkatëse nuk po investojnë në këtë temë mjaft delikate, për të ngritur struktura të posaçme.

Entela Binjaku, sociologe: 'Për fat të keq, nga viti në vit kemi statistika që flasin për shifra të larta dhe në rritje. Nëse viti ka 65 ditë, ne kemi vite ku numri i akteve të vetëflijimit ka kaluar 200, kemi vite të tjera që kanë qenë 170-220.

Kjo dukuri është e pranishme prej vitesh dhe sot mësojmë më shumë për shkak se mediat janë të shumëanshme dhe nuk shpëton asgjë pa u mësuar dhe në mënyrë të shumëfishtë.

Dukuria e vetëvrasjes është mjaft e vështirë për tu trajtuar dhe çdo njëri prje nesh ka në rrethin e të njohurve patjetër dikë që ka tentuar, apo kanë humbur të njohur nga ky akt tragjik.

Në një shoqëri aq e vogël sa e jona çdo dukuri që flet për këtë akt do të duhet të na shqetësojë pavarësisht nëse është i njohuri jonë apo i afërt'.

Denisa Hoxha, psikiatre: 'Dicka që unë doja të kritikoja mediat është se tregojnë hapur se si është kryer ky akt dhe ndodh një fenomen, ai i imitimit të njëri-tjetrit duke kryer veprim të njëjtë. Nuk duhet në asnjë mënyrë të tregohet hapur se si x person ka vrarë veten dhe të gjithë ne duhet të plotësojmë pazëllin që tu shkojmë në ndihmë këtyre personave.

Institucionet shqiptare duhet të krijojnë qendra falas ku këta persona mund të marrin në telefon në moment krize dhe të kërkojnë mbështetje psikologjike. Shqipëria nuk e ka këtë gjë dhe është minimumi që duhet ta ketë, pra qeveria duhet të marrin masa.

Këto ngjarje që aktualisht po na alarmojnë janë pasqyrë e saktë e dështimit të këtij sistemi që i çon njerëzit drejt vetëvrasjes.

Mungesa e terapive, strukturave na çojnë në këtë gjendje,pasi as në spitalet psikiatrike nuk po investohet, ku janë këta mjekë, përse nuk ka struktura të posaçme?'

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco