Raporti i PISA-s për Shqipërinë, Fjona Çela: Gjendja e arsimit, si pasojë e politikës

Raporti i PISA-s për Shqipërinë, Fjona Çela: Gjendja e arsimit, si pasojë e politikës

18:27, 06/12/2023
A+ Aa A-

Duke marrë shkas nga të dhënat e raportit të PISA-s ku Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vende që kanë marrë pjesë, e ftuar në emisionin 'Task Force' në SYRI TV gazetarja Fiona Çela u shpreh se edhe pse janë evidentuar si shkaqe kryesore tërmeti dhe pandemia kjo situatë nuk është aspak e pranueshme.

‘’Për mua këto nuk janë justifikime, pasi këtu jemi me hapa pas sepse edhe rindërtimi i shkollave pas termetit nuk është përfunduar ende'-u shpreh ajo.

Deklarata e saj:  'Diçka aspak serioze që është vënë re, pasi thuhet se nxënësit nuk e kanë marrë aspak seriozisht dhe këtë gjë e kanë thënë ekspertët por edhe vetë ata të cilët i kanë marrë në pyetje nxënësit.

 Ky test kryhet në të gjitha shkollat dhe është për të ardhur keq që nuk është marrë aspak seriozisht dhe këtë gjë e sqarojnë vetë nxënësit.

Aktualisht jemi 47 pikë më poshtë në krahasim me vitin 2028 në lexim, pra jemi njëjtë me Republikën Domenikane dhe  Autoritetin Palestinez dhe Filipinët.

Pra janë këto 3 vendet që Shqipëria krahasohet në lexim. Ndërkohë që për të zbritur më tej me 41 vende më poshtë në shkencë krahasohemi me Jordanin, El Salvadore dhe Guatemalën.

Ndërkohë që nga ana tjetër dhe rënien më të madhe e kanë nxënësit në matematikë ku jemi plot 69 vende poshtë, krahasuar me vitin 2018.

Ky test kryhet çdo katër vite dhe ne shikojmë një rënie me 2/ 3 pikë, flasim për vitet e mëpërparshme ndërkohë që tani shohim një rënie me kaq shumë pikë.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco