Lajmi i fundit

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

A do të ketë një pandemi të radhës dhe më vdekjeprurëse se ajo e COVID-19? Flet mjeku Erion Dasho

A do të ketë një pandemi të radhës dhe më vdekjeprurëse se ajo e COVID-19? Flet mjeku Erion Dasho

10:04, 27/09/2023
A+ Aa A-

Mjeku Erion Dasho ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, 'Kafe shqeto' për të folur për shtimin rasteve me grip apo me COVID-19 në vend, ku ndër të tjera foli edhe nëse mund të ketë një pandemi të radhës siç përflitet në media, që mund të jetë më vdekjeprurëse se pandemia COVID-19.

Kafe Shqeto: Në media përfliet se do të ketë një epidemi akoma më vdekjeprurëse sesa ajo çfarë kemi lënë pas, e konfirmoni ju një gjë të tillë apo janë thjeshtë aludime?

Dasho: Këto nuk janë aludime, kjo ndoshta është një keqinterpretim i medias mbi atë skenarin hipotetik që ka ndërtuar OBSH dhe organizata të tjera ndërkombëtare që kanë objektiv parandalimin pandemive. Ajo është quajtur epidemia X, pra X është e panjohur. Kuptohet nuk ka fallxhor mes komunitetit shkencorë që të parashikojë se cili mund të jetë virusi i radhës, mund të jetë një virus gripi që ka pësuar mutacion dhe shkakton pandemi si ato të gripit spanjoll apo si të gripëve aziatike të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, mund të jetën gripe që qarkullojnë tek kafshët, siç ishte gripi i derrit, gripi i shpendëve, mund të jetë një variant i ri i COVID-it, mund të jetë një patogen i ri të cilin nuk mund ta parashikojmë.

Kafe shqeto: Po nuk përbën rrezik potencial për popullatën?

Dasho: Pikërisht këtu dua të dal. Është quajtur pandemia X dhe këtu janë ndërtuar dhe modele shkencore digjital për të parë impaktin e mundshëm që kjo pandemi mund të ketë mbi popullatën dhe këtu luhet me disa parametra.

Luhet me atë koeficientin e transmetimit R të cilët qytetarët e mbajnë mend në kohën kur flisnim për COVID-in, luhet me vdekshmërinë që mund të ketë kjo pandemi e re dhe ndërtohet skenari hipotetik se si mund të zhvillohet kjo pandemi dhe si duhet organizuar përgjigja ndaj saj. Mësimi i madh që morëm ndaj COVID-i që nuk e zbatuam asnjëherë në Shqipëri ishte se çdo përgjigje duhet të jetë në mënyrë përpjestimore me rrezikun që shkakton sëmundja.

Në Shqipëri nxorrëm tanket në kohën kur virusi nuk ishte akoma problem dhe pastaj e lam pandemi të vepronte në gjendje të lirë dhe të shkaktonte një masakër në popullatë me mbi 20 mijë të vdekur kur duhet të ishin marrë masa si testimi dhe masa të tjera të cilat ishin të provuar në atë kohë apo vaksina, ku mbi shqiptarët u bë eksperimentimi me vaksinën kineze, ndërkohë që u sollën shumë vonë vaksina cilësore si  Pfizer,  Biontech dhe të tjerat.

Në këto kushte OBSH sot ka krijuar modelin eksperimental të një pandemia të ardhshme të quajtur pandemia X. Të gjitha vendet janë duke marrë masa të jashtëzakonshme, BE ka investuar 6 miliard euro në programin HERA, CDC në Amerikë këto masë janë masa që vazhdojnë dhe nisën që në momentet e pandemisë së COVID-it sepse kështu punojnë vendet e përgjegjshme.

Kurse vende si Shqipëria fatkeqësisht që bazojnë përgjigje në propaganda në mungesën e profesionalizmit dhe thjesht tek aparenca nuk marrin masa, ndërkohë vendet serioze flasim me testime, flasin me shifra të shtruarish në spital, flasin me vdekje. COVID-i ka akoma vdekje. Gjermania e vendeve të tjera raportojnë ende vdekje nga COVID-i, jo të përmasave shqetësuese, por vdekje ka se është një sëmundje që vazhdon të jetë problematike në moshat mbi 60 vjeç dhe në persona me sëmundje të caktuar kronike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco