VIDEO-SYRI TV/ Rruga Spitallë-Shënavlash, problem për bizneset, akuzat e pronarëve

17:32, 23/02/2023
A+ Aa A-

Trau ndarës i aksit rrugor Spitallë-Shënavlash është kthyer në pengesë për bizneset e zonës. Pronarët e këtyre bizneseve kanë dalë në protestë duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi ose kryqëzimi, pasi me gjendjen aktuale të rrugës ata shprehen se bizneset po shkojnë drejt falimentimit. 

Nga SYRI TV

Pronarët që kanë bizneset përgjatë aksit rrugor Spitallë-Shënavlash i cili po rikonstruktohet, kanë dalë në protestë për mungesën e një rrethrrotullimi ose kryqëzimi pranë urës.

Trau ndarës i rrugës është kthyer në pengesë për rreth  200 biznese që operojnë në zonë, ndërsa problem është edhe mungesa e infrastrukturës për të kaluar mjetet e transportit. Kërkesat e tyre ia kanë drejtuar bashkisë dhe u është premtuar se do të merren parasysh në projektin e rrugës, por nga firma asgjë nuk është realizuar. 

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se do të pengojnë punimet nëse nuk merren masa për këtë situatë, duke theksuar se kjo është zonë industriale dhe rruga duhet t’u vije ne ndihme bizneseve e jo t’i falimentojë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco