Raporti i Komisionit Europian/ Mësuesit në Shqipëri me pagat më të ulëta

16:35, 19/10/2022
A+ Aa A-

Sipas të dhënave të një raporti të Komisionit Europian, profesioni i mësuesit rezulton të ketë pagat më të ulëta në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera. Në raport nënvizohet gjithashtu se ka një mungesë shqetësuese të mësuesve në vendet europiane.

Pagat dhe kushtet e punës për profesionin e mësuesit lënë shumë për të dëshiruar.

Sipas të dhënave nga një raport i Komisionit Europian, në vitet 2020-2021, pagat vjetore bruto fillestare në shkollat publike në arsimin e mesëm të ulët varionin nga 4,233 euro në Shqipëri deri në 69,076 euro në Luksemburg.

Ndërkohë në vendet e Bashkimit Europian ka dallime të konsiderueshme në pagat e mësuesve, ndërsa paga mesatare është 25,055 euro. Vlerësuar për nga standardi i fuqisë blerëse sërish Shqipëria renditet në fund.

Pagat e mësuesve varionin nga 7,824 Standard të Fuqisë Blerëse në Shqipëri, deri në 50,357 Standard të Fuqisë Blerëse në Gjermani.

Në raport nënvizohet gjithashtu se ka një mungesë shqetësuese të mësuesve në vendet europiane.

Më shumë se 30,000 pozicione mësuesish mbetën të paplotësuara në Gjermani në fillim të këtij viti akademik, e po ashtu ka mungesë prej 20,000 mësuesish në Poloni dhe 16,000 në Hungari.

Mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë grevë për paga më të mira, gjë e cila po ndodh aktualisht edhe në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco