VIDEO-SYRI TV/ Familja Miri në Krujë në kushte të vështira, rrezikon t’i hiqet ndihma ekonomike

15:10, 15/05/2022
A+ Aa A-

7 pjesëtarët e familjes Miri nga Kruja, rrezikojnë të mbeten pa përkrahje ekonomike. Kryefamiljari Leonard Miri tregon se shkak për këtë është bërë një gabim i punonjëses së zyrës së punës, ndërsa shpreh shqetësimin se nuk siguron dot nevojat minimale të jetesës për 5 fëmijët e mitur.

Nga SYRI TV

Familja Miri nga Kruja e përbërë nga 7 persona, trajtohet me ndihmë ekonomike prej afro 15 vitesh. Kryefamiljari Leonard Miri edhe këtë muaj është paraqitur për të tërhequr ndihmën ekonomike, por nga punonjësja e bashkisë i është thënë se përkrahja është hequr.

Kryefamiljari ankohet se gabimi është bërë nga ana e punonjëses së zyrës së punës, ndërsa thotë se nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet për të nisur nga e para të gjithë procedure.

Për një gabim te punonjëses, tashmë Familjes Miri rrezikon t’i hiqet përkrahja sociale, e vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën, bashkë me fëmijët e mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco