VIDEO - SYRI TV/ Qershitë me bollëk të Godoleshit, që nuk gjejnë dot rrugën për në qytet

14:29, 14/05/2022 Nga SYRI TV, Endi Jolldashi
A+ Aa A-

Në Elbasan, prodhimi i qershive në Godolesh këtë vit është i mbarë por fermerët ankohen se nuk ka treg dhe rrugë për t’i dërguar në qytet. Ata theksojnë se problematika është e mbartur ndërsa me rritjen e çmimeve në vend ende nuk dihet se sa do të dalë në shitje 1 kg qershi, thotë gazetari Mirgen Sejdini.

Nga SYRI TV

Zona e Godoleshit është lënë jashtë vëmendjes së bashkisë së Elbasanit prej vitesh, e njohur dikur si një nga zonat me popullatën më të lartë ndërsa sot thuajse të gjithë të rinjtë kanë emigruar për shkak të kushteve të jetesës.

Banorët, të cilët kryesisht merren me prodhimin e qershisë thonë se nuk e kanë ndjerë ndonjëherë dorën e pushtetit në zonë dhe se janë skeptik se me sa lekë do ta nxjerrin prodhimin e tyre në shitje.

Ata theksojnë se rritja e çmimeve po i çon drejt falimentimit total ndërsa një nga arsyet që ata i penalizon më shumë është nxjerrja e prodhimeve në treg pasi rruga është totalisht e amortizuar.

Prej dekadash, zona e Godoleshit merret me prodhimin e qershive që duhet theksuar se janë ndër më të mirat në rang kombëtar por mungesa e tregut dhe e rrugës dita ditës po i çon drejt  falimentimit fermerët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES14/05/2022 14:57

O POPULL SHQIPTAR!! VOTONI PERSERI EDHE 10 HERE TE TJERA EDVIN RAMEN DHE GJERGJI LUCEN!!! VOTONI NARKO-PARTINE-MAFIOZE KRIMINALO-KOMUNISTE!!! KENI NJE SHEKULL QE I VOTONI, ATA PO U VRASIN, PO U BURGOSIN, PO U PLACKISIN, PO U VARFEROJNE, PO U RRENOJNE, PO U SHPOPULLOJNE DHE PO U SHKATERROJNE DHE JU PERSERI NUK MERRNI QE NUK MERRNI VESH!!! VOTOJINI PERSERI EDHE 50 VJET TE TJERA!! VOTOJINI, SEPSE SOT PO HANI QERSHI, POR NESER DO TE HANI VETEM MUTIN TUAJ, NESE DO KENI SE CFARE TE DHISNI!!!!

Shto koment

Denonco