Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Ulen lindjet e foshnjave në Fier, dr. Brahimaj flet për SYRI TV

11:47, 05/03/2022
A+ Aa A-

Fieri është një nga qytetet me numrin më të ulët të lindjeve në vend, ku sipas mjekut Besnik Brahimaj, shkak janë kushtet ekonomike dhe emigracioni. Ndërkohë shifrat e INSTAT tregojnë se Shqipëria po shkon drejt plakjes, pasi shtesa natyrore e popullsisë është e papërfillshme.

Nga SYRI TV

Ulja e lindshmërisë po kthehet në fenomen shqetësues në vendin tonë. Fieri, qarku i dytë më i madh në vend  raporton numër gjithnjë e në rënie të lindjeve foshnjore.

Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj pohon për SYRI TV se viti 2021 për maternitetin e Fierit u mbyll me 1184 lindje,  çka tregon se ka një rënie të theksuar të numrit të lindjeve dhe Për herë të parë numri i vdekjeve të jetë më i lartë se ai i lindjeve. Mjeku Brahimaj pohon se kushtet social-ekonomike por dhe emigrimi masiv i familjeve dhe çifteve të reja, kanë ndikuar në trendin ulës të lindjeve.

Sipas shifrave të INSTAT, Shqipëria ka pasur rreth 3 mijë lindje më pak nga viti 2016 deri në vitin 2020. Ndërsa më dramatike duket fakti se shtesa natyrore e popullsisë ka pasur një rënie të jashtëzakonshme, pasi në vitin 2016 Shqipëria pati një rritje me rreth 10 mijë persona, ndërsa këto shifra në vitin 2020 janë rrudhur me një shtesë prej vetëm 470 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco