VIDEO-SYRI TV/ Shemben banesa të tjera te ‘5 maji’, banorët: Na lanë jashtë bashkë me fëmijët

VIDEO-SYRI TV/ Shemben banesa të tjera te ‘5 maji’, banorët: Na lanë jashtë bashkë me fëmijët

16:41, 01/02/2022
A+ Aa A-

Është zhvilluar edhe këtë të martë aksioni për shembjen e banesave në zonën e ‘5 majit’ në kryeqytet. Pavarësisht kundërshtisë së banorëve, janë shembur 9 objekte, ndërsa ndërhyrja e radhës pritet te jetë më 22 shkurt.

Nga SYRI TV

Gërmadhat e ndërtesave të shembura, rrugë me baltë, njerëz të pashpresë pasi mbetën pa strehë; kjo është pamja që ofron prej disa javësh zona e 5 Majit. Këtë të martë u zhvillua aksioni i radhës nga IKMT, ku u shembën 9 objekte, pavarësisht kundërshtisë së banorëve.

Edhe pse në njoftimin dërguar banorëve shembja ishte paralajmëruar të niste në orën 10:00, fadromat e IKMT kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit. Ndërhyrja e radhës për shembjen e banesave, është lajmëruar më 22 shkurt.

Në kuadër të procesit të rindërtimit në këtë zonë preken 430 ndërtesa, ku në fazën e parë përfshihen 120 objekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco