Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Rrymat e ftohta kontinentale në Ballkan sjellin stabilitet të motit në Shqipëri

Rrymat e ftohta kontinentale në Ballkan sjellin stabilitet të motit në Shqipëri

07:00, 13/01/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajrore të ftohta kontinentale të cilat do të kushtëzojnë stabilitet të motit në vendin tonë.

E enjte, 13 janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -10/2°C
Zona e ulët          -3/13°C
Zona bregdetare  4/14°C

Kosova, e enjte, 13 janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të zbresin duke u luhatur në ekstremet e tyre -10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 0°C .

E premte, 14 janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në veri-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -11/3°C
Zona e ulët          -4/14°C
Zona bregdetare  4/14°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco