Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Tre fshatra të Pogradecit, prej ditësh pa energji elektrike

Tre fshatra të Pogradecit, prej ditësh pa energji elektrike

19:55, 12/01/2022
A+ Aa A-

Prej dy ditësh 3 fshatra të njësisë administrative Udënisht, si : Piskupat, Boqezë dhe Lin përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e defekteve të linjës  nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.

Ditën e djeshme nuk ka patur energji, ditën e sotme vetëm disa orë gjatë ditës dhe aktualisht qindra familje të këtyre fshatrave janë pa energji.

Ndërkohë, informacionet nga OSHEE Librazhd e cila furnizon këto fshatea thonë se është punuar gjatë ditës por nuk është arritur ti jepet zgjidhje problemit.

Problemi lidhet me rrëzime të shytllave dhe këputje përcjellësash të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco