Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

VIDEO-SYRI TV/ Mjerim dhe sëmundje: Drama e vogëlushes Elisa Plepi

VIDEO-SYRI TV/ Mjerim dhe sëmundje: Drama e vogëlushes Elisa Plepi

10:43, 12/01/2022
A+ Aa A-

Bledar dhe Brikena Plepi, prindërit e një vajze të mitur në fshatin Pistull në Shkodër, kërkojnë ndihmë financiare, pasi nuk përballojnë dot kostot e kurimit të vajzës së tyre të mitur që vuan nga epilepsia. Gazetarja Fatma Maka sjell historinë e dhimbshme të familjes Plepi, ku varfëria po i kushtëzojnë vajzës së mitur kurimin normal për epilepsinë.

SYRI TV

Elisa Plepi do të dëshironte shumë që të jetonte një jetë si gjithë bashkëmoshataret e saj: të shkonte në shkollë, të luante me shoqet, të blinte rroba të bukura apo të thurte ëndrra…

Të gjitha këto ndoshta do të ishin realitet për vajzën e mitur të familjes Plepi në fshatin Pistull të Vaut të Dejës, por Elisa e vogël vuan nga epilepsia dhe përballet çdo ditë me të.

Kurimi i epilepsisë ka kosto të madhe, aq sa prindërit e Elisës, Bledari dhe Brikena, kanë shpenzuar gjithçka kanë pasur për vajzën e tyre, ndërsa tanimë ndodhen përballë mjerimit.

Prindërit e Elisës kërkojnë ndihmë pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë që të vijojnë kurimin normal të vajzës, ndërsa në këtë gjendje rrezikojnë edhe të sigurojnë ushqimin e përditshëm për dy fëmijët dhe veten e tyre.

Vajza e tyre ka nevojë për vizita mjekësore, për të cilat babai shprehet se nuk ka mundësi t’i kryejë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Diana12/01/2022 11:39

jo te gjithe Elisat kane fatin e elises politikane qe me fitimet marremendese tallet me popullin

Shto koment

Denonco