Vrojtohet rosa e madhe e zezë në liqenin e Ohrit - FOTO

Vrojtohet rosa e madhe e zezë në liqenin e Ohrit - FOTO

10:42, 11/01/2022
A+ Aa A-

Gjatë monitorimit mujor të shpendëve ujor dimërues në liqenin e Prespës dhe atë të Ohrit, ekipi i PPNEA arriti të vrojtonte një individ të rosës së madhe të zezë (Melanitta fusca) në liqenin e Ohrit. Vrojtimi i fundit i këtij lloji në vendin tonë ka qenë në vitin 2018, sërish në këtë liqen.

Krahas vrojtimit të gjelëzës sqephollë (Phalaropus lobatus), çafkës së purpurt (Ardea purpurea) si dimërues, laureshës me brirë (Eremophila alpestris) si folezues etj., vrojtimi i rosës së madhe të zezë në liqenin e Ohrit ishte vrojtimi i rrallë “përmbyllës” për ekipin tonë dhe një lajm i mirë për Shqipërinë.

Ndërkohë, presim me padurim Censusin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor në fundjavën e ardhshme, me shpresën se do të sjellim “veçantinë” e radhës për ju.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco