Ballkani nën ndikimin e rrymava ajrore polare, priten erëra të vrullshme dhe reshje bore Mali me gropa-Bizë-Martanesh

Ballkani nën ndikimin e rrymava ajrore polare, priten erëra të vrullshme dhe reshje bore

07:08, 11/01/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e rrymava ajrore polare të cilat do të  kushtëzojnë erë të vrullshme në jug dhe Jug-lindje ku do të ketë dhe reshje bore.

E martë, 11 janar 2022

Pra, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje bore në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 20-25  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -1/3°C
Zona e ulët          3/13°C
Zona bregdetare  7/13°C

Kosova, e martë, 11 janar 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të zbresin duke u luhatur në ekstremet e tyre -5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 1°C .

E mërkurë, 12 janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       -8/2°C
Zona e ulët          -2/12°C
Zona bregdetare  5/13°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco