Lagjet periferike pa investime në Vlorë, banorët: Prej 1 muaji nuk hiqen mbetjet urbane

Lagjet periferike pa investime në Vlorë, banorët: Prej 1 muaji nuk hiqen mbetjet urbane

18:18, 09/01/2022
A+ Aa A-

Mungesa e investimeve është një situatë e zakonshme në lagjet periferike të qytetit të Vlorës. Por përveç kësaj, në lagjen “1 Maji” prej një muaji bashkia nuk kryen as pastrimin e qytetit

SYRI TV

Lagjet periferike të qytetit të Vlorës, duket se nuk do ta kenë kurrë vëmendjen e bashkisë për investime, sikundër ndodh në zonat më afër qendrës apo bregdetit.

Këto pamje tregojnë situatën e infrastrukturës rrugore në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Gropa me ujë, rrugë të dëmtuara, mungesa kanalizimesh, trotuaresh apo dhe ndriçimi, janë ajo çka përballen e vuajnë çdo ditë banorët e kësaj lagje.

Sikur të mos mjaftojnë këto, banorët prej kohësh përballen dhe me mungesën e pastrimit të mbetejve urbane.

Sipas banorëve, mbetjet urbane nuk pastrohen prej një muaji, ndërkohë që bashkia nuk ka vepruar pavarësisht se komuniteti ka bërë disa herë ankesë për këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco