Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Moti i keq, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për shoferët që udhëtojnë drejt këtyre akseve

Moti i keq, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për shoferët që udhëtojnë drejt këtyre akseve

10:45, 07/01/2022
A+ Aa A-

Duke qënë se gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se të gjithë drejtuesit mjeteve që lëvizin në drejtim të akseve me prezencë dëbore duhet të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të respketojnë sinjalistikën rrugore.

Postimi i plotë:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Veri të vendit, por pa sjellë probleme me bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Reshje dëbore ka pasur, në Qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco