Bashkia Durrës punime pa standarde, kanali i ujësjellësit mbulohet me inerte

Bashkia Durrës punime pa standarde, kanali i ujësjellësit mbulohet me inerte

18:24, 05/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e lagjes së ish-Kënetës kanë denocuar punimet pa standarde që ndërmarrja e ujësjellësit po kryen në këtë zonë. Sipas banorëve, ujësjellësi pasi ka hapur një kanal për shtrimin e tubacionit të ujit, e ka mbuluar atë me materiale inerte që mund të dëmtojnë tubin. Ndërkohë banorët ankohen gjithashtu se në lagje nuk është kryer asnjë ivnestim në infrastrukturën rrugore

NGA SYRI TV 

Bashkia e Durrësit duket se e ka kthyer në rregull, kryerjen e punimeve në infrastrukturë pa standarde. Denoncimi i radhës vjen nga banorët që jetojnë në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen e ish-Kënetës, ku Ujësjellës Kanalizime Durrës , pasi ka hapur një kanal për shtrimin e tubacionit të ujit, e ka mbuluar atë me materiale inerte, të cilat mund të dëmtojnë tubin.

Ky shqetësim i banorëve nuk është i tanishëm, pasi më herët për këtë shkelje, Bashkia e Durrësit është gjobitur nga Komisioneri Kundër Diskriminimit.

Por, as prej gjobës, autoritetet duket se nuk janë shqetësuar, duke vijuar punimet pa standarde, jo vetëm me rrjetin e ujësjellësit, por duke mos kryer asnjë punim në infrastrukturën rrugore.

Baki Myrtollari, përfaqësues i banorëve të zonës kërkoi ballafaqim deri me kryeministrin, pasi sipas tyre, qeveria e di që është në gabim me banorët e kësaj zone.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Durrësit kryen punime pa standarde, pasi vetëm pak javë më parë banorët e zonës së Plazhit denoncuan në Syri Televizion një tjetër situatë, ku bashkia po asfaltonte një rrugë në lagje pa kryer më parë sistemimin e kaneleve të ujërave të zeza dhe atyre sipërfaqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco