Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

FOTO/ Gjendet një fëmijë i braktisur në Mat

FOTO/ Gjendet një fëmijë i braktisur në Mat

13:06, 05/01/2022
A+ Aa A-

Një fëmijë i moshës 5-6 vjeç është gjetur sot nga policia e Matit në dalje të qytetit. Fëmija i mitur është braktisur dhe nuk jep të dhëna për emrin e tij dhe as për familjen.

Policia në një njoftim për mediat kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

 ‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij.

I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215’, njofton policia.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco