Itali/ 6 vjeçari shqiptar me zemër të artë dhuron ‘bankën dërrkuc’ në Kryqin e Kuq

Itali/ 6 vjeçari shqiptar me zemër të artë dhuron ‘bankën dërrkuc’ në Kryqin e Kuq

14:52, 04/01/2022
A+ Aa A-

 Kolton Ndoj, vetëm 6 vjeç ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin e tij të dashur.

Ai i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, Kryqit të Kuq në Itali për të ndihmuar fëmijët.

Nëna e tij Julanda, ka treguar se Kolton kishte dëshirë të ndihmonte fëmijët.

Mediat italiane shkruajnë se ky gjest i 6 vjeçarit i ka befasuar vullnetarët, kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte atë djalin e vogël, i cili u ofroi kursimet e tij brenda një derrkuci.

Për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin Danilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco