VIDEO/ Shqiptarët në prag të ndërrimit të viteve, normalizohen çmimet e gjelave dhe frutave

VIDEO/ Shqiptarët në prag të ndërrimit të viteve, normalizohen çmimet e gjelave dhe frutave

14:06, 31/12/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Fierit por dhe në qytete të tjera, kanë vijuar blerjet e fundit për përgatitjen e tryezës së ndërrimit të viteve. Në Fier, këtë të premte është vënë re edhe një normalizim i çmimeve të artikujve kryesor që preferohen nga konsumatorët për vitin e ri.

Pak orë para ndërrimit të viteve, qytetarët  që ende nuk kanë përfunduar përgatitjet, po nxitojnë për të blerë produktet që u duhen për tryezën festive. Në Fier, shumë qytetarët duket se i kanë lënë për në fund blerjen e disa prej artikujve ushqimorë, që janë të nevojshëm për përgatitjen e një tryeze festive këtë fundvit.

Kjo situatë shfrytëzohet edhe nga tregtarët, të cilët shpresojnë të përfitojnë sadopak për ta mbyllur vitin e ri me bilanc pozitiv.

Edhe qytetarët tregojnë se në ditën e fundit të ndërrimit të viteve, ka pasur edhe një normalizim të çmimeve.

Nga ana tjetër, fundviti ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e qytetit të Fierit, por dhe në qytete të tjera. Ndërkohë, në pikat kryesore kufitare të vendit, përfshirë Portin e Durrësit dhe të Vlorës, ka vijuar fluks hyrjesh qytetarësh shqiptarë në vend, të cilët kanë ardhur për të festuar ndërrimin e viteve me të afërmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco