Moti sot dhe nesër, 20 - 21 dhjetor 2021

Moti sot dhe nesër, 20 - 21 dhjetor 2021

07:00, 20/12/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftotha nga Siberia të cilat po kushtëzojnë edhe në vendin tonë klimë të thatë dhe temperatura të ulëta.

E hënë, 20 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull të ngrirë në mëngjes në verilindje, gjatë ditës priten në vranësira në shtim mesatare në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë .

Temperaturat:

Zona malore       -5/8°C
Zona e ulët          -3/14°C
Zona bregdetare  3/16°C

Kosova, e hënë , 20 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull dhe prani të vranësirave . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 6°C .

E martë, 21 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5- me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore       -5/6°C
Zona e ulët          -4/11°C
Zona bregdetare  3/12°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco