Ngrica dhe dëborë në veri, ja parashikimi i motit për sot

Ngrica dhe dëborë në veri, ja parashikimi i motit për sot

08:23, 19/12/2021
A+ Aa A-

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësirave kalimtare ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare, duke sjellë reshje të pakta dëbore.

Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat, duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërisht me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -7°C  deri në 11 °C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior - verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco