Kushtet anti-Covid që duhet të plotësojnë shtetasit për të hyrë në Kosovë

Kushtet anti-Covid që duhet të plotësojnë shtetasit për të hyrë në Kosovë

08:16, 18/12/2021
A+ Aa A-

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në Kosovë ka njoftuar masa të reja anti-COVID për të gjithë mërgimtarët që do të hyjnë në territorin e Kosovës.

Këto masa të reja të vendosura ditën e djeshme duket se janë zbutur pasi të gjithë shtetasit e Kosovës që hyjnë në territorin e vendit mund të kalojnë kufirin edhe me një test PCR negativ të bërë brenda 48 orësh edhe nëse s’kanë çertifikatë të vaksinimit shkruan Syri.Kosova.

Po në rast të mungesës së testit, do të kërkohet karantinim për një periudhë shtatë ditore.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Kosovë, përmes pikave kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t'ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftim.

Me masat e vjetra, çdo person që hynte në territorin e Kosovës duhej të posedonte një nga dëshmitë e vaksinimit si:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë). Nga 3 janari, vetëm personat me dy doza të vaksinës mund të hynë në Kosovë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco