FOTO/ Prezantohet Kompleksi Arkivor në Shkozë

FOTO/ Prezantohet Kompleksi Arkivor në Shkozë

13:19, 17/12/2021
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave, promovoi punën e bërë për ambientet e reja në Vendruajtjen e Arkivave në Shkozë, kompleks arkivor ky ku ruajmë historinë tonë, dokumente e materiale kaq të çmuara për historiografinë shqiptare, për çdo studiues e historian, për të cilët, këto arkiva janë burim i madh i punës së tyre.

Mjediset e reja të këtij kompleksi arkivor ku ruhet e kaluara jonë, tashmë janë shndërruar në ambiente bashkëkohore, me sistem kondicionimi qendror, sistem ndriçimi, rafte të lëvizshme, sistem modern për mbrojtje nga zjarri dhe zyra komode për punonjësit.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin punonjësit e Drejtorisë, ish-punonjës, studiues dhe mjaft bashkëpuntorë.

Të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, i cili foli për punën e bërë, e më pas për një fjalë përshëndetëse u ftuan edhe studiuesja dhe historiana Valentina Duka, ish-drejtori i DPA, Gjetë Ndoj, ish-drejtoresha e AQSH-së Kalipoi Naska, kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Bedri Zyberaj si dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Skënder Asani.

Veç prezantimit fizik të objektit për të gjithë të ftuarit u shfaq edhe një video e shkutër për punën e bërë në kompleksin arkivor, jo vetëm të Shkozës, por edhe në qytete të tjera, disa prej të cilave janë ende në fazë rikonstruksioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco