VIDEO-SYRI TV/ Viti i Ri i gjen më të varfër vlonjatët, bie fuqia blerëse

VIDEO-SYRI TV/ Viti i Ri i gjen më të varfër vlonjatët, bie fuqia blerëse

12:01, 17/12/2021
A+ Aa A-

Tryeza e festave të fundvitit në familjet vlonjate duket se do të jetë më e varfër këtë herë. Të paktën kështu paralajmërojnë tregtarët e fruta–perimeve, të cilët shprehen se ndonëse jemi në prag të ndërrimit të viteve, fuqia blerëse e qytetarëve është në nivele shumë të ulëta. Nga ana tjetër qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

SYRI TV

Ky vit duket se i ka gjetur dhe më të varfër shqiptarët. Të paktën kështu duket situata në qytetin e Vlorës, ku sipas tregtarëve të fruta perimeve, ndonëse jemi në prag të festave, fuqia blerëse ka rënë.

Nga ana tjetër, qytetarët ankohen se shkak i kësaj situate është rritja e çmimeve dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet e mëdha për festat e fundvitit.

Mirëpo, tregtarët shohin edhe një tjetër aspekt negativ në këtë situatë, kushtet higjieno-sanitare të tregut, që sipas tyre ka larguar blerësit. Bashkia e Vlorës premtoi ndërtimin e një tregu të ri, por ky premtim nuk është mbajtur ende.

Papunësia  dhe largimi i te rinjve nga Shqipëria, sipas  tregtarëve është faktori kryesor që po ndikon tek mungesa e të ardhurave te qytetarët. Sipas tyre, familjet vlonjate janë duke kaluar periudhë të vështirë, ndërkohë që ndihen të braktisur nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco