'Ballkani Perëndimor duhet të 'shkundet', t’i bëjmë këta fëmijë sa më të aftë për të dalë nga varfëria'

'Ballkani Perëndimor duhet të 'shkundet', t’i bëjmë këta fëmijë sa më të aftë për të dalë nga varfëria'

15:15, 16/12/2021
A+ Aa A-

“Shqipëria ka përqindjen të lartë të të rinjve nga mosha 25-28 vjeç që rrezikojnë varfërinë për shkak të trashëgimisë së ulët arsimore të prindërve”, thuhej në një raport të fundit të Eurostat.

Por, ai shohin dhe si i trajtojnë institucionet shqiptare këto të dhëna kaq pesimiste dhe çfarë duhet bërë? Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Dr. Alma Tandili, ka dhënë mendimin e saj sot në studion e “Kafe Shqeto” në SYRI TV, e ftuar krahas sociologut të mirënjohur Gëzim Tushi.

Studimi i Eurostat është një tregues shumë i rëndësishëm, - tha Dr.Tandili, - që tregon dhe na vë ne në një dimension tjetër si politikëbërës dhe vendimarrës, ku do të kemi tani në qendër fëmijët me prioritetin më të madh, duke i fokusuar drejt edukimit. Por, jo edukimit të marrjes së një diplome, por duke parë aftësitë e secilit prej fëmijëve, aftësitë që ata kanë për t’i orientuar drejt zanateve apo formimit që të mund të dalin nga vulnerabiliteti.

Ajo që i bashkohem dhe jam plotësisht dakord me profesorin, është që e rrit vulnerabilitetin ë këtyre fëmijëve për të qenë më të pasigurt për të ardhmen, por jo domosdoshmërisht nuk është determinante që “të gjithë fëmijët që jetojnë në një familje të paarsimuar, detyrimisht do të jenë të varfër në të ardhmen”.

Madje, unë do të them diçka që ka dalë nga një studim që ka dalë së fundmi, studimi i doktoraturës që unë kam bërë, tek grupet më të margjinalizuara,  komuniteti rom dhe egjiptian apo dhe fëmijë që vijnë nga familje jetimore, biologjike dhe jobiologjike, që nuk kanë njërin nga prindërit, e rrit më shumë se ata që janë më pak të arsimuar, që do të thotë se fëmijët që kanë një pamundësi për të ecur së bashku me bashkëmoshatarët e tyre për shkak të trashëgimisë kulturore, janë gjithmonë më të rrezikuar se sa pjesa tjetër.

Ky është një indikator shumë i rëndësishëm që ne nuk duhet ta anashkalojmë, të Eurostat-it. Madje, është një studim që na tregon fuqishëm që Ballkani Perëndimor duhet të shkundet dhe ne të marrim në nivel rajonal politika të përbashkëta që t’i nxisim këta të rinj në të ardhmen, këta fëmijë t’i bëjmë sa më të aftë për të dalë nga varfëria sepse ky nuk është vetëm në Shqipëri, por është një studim evropian.

Po të vini re studentë që kanë diploma që janë të arsimuar, që vijnë nga familje jo domosdoshërisht të gjitha të pasura (ne kemi nivel mesatar dhe nën mesatar) i detyrojnë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe kanë dëshirën e tyre që t’i arsimojnë për shkak se në jetën e tyre ata nuk kanë pasur mundësi të arsimohen dhe madje luftojnë fuqishëm që fëmijët e tyre të shkojnë në këto shkolla të mos vuajnë nga varfëria që ata kanë pasur.

Pra, është një indikator tjetër që familjet që kanë mundësi të pakta ekonomike të jenë dhe shumë nxitëse ndonjëherë, sepse për shkak të asaj stigmës që kanë pasur  duke mos pasur arsim, i shtyjnë fëmijët drejt fakuleteve.

Por ajo çfarë ne duhet të bëjmë është indikator për të na treguar neve si politikëbërës dhe vendimmarrës, që t’i nxisim fëmijët drejt formimeve dhe kapacitetit që ata kanë, jo drejt një diplome që mund të jetë komplet pa vlerë në të ardhmen,” nënvizoi Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve.”/ar.sh./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco