VIDEO-SYRI TV/ Ministria e Shëndetësisë lë në mëshirë të fatit fëmijët me leucemi

VIDEO-SYRI TV/ Ministria e Shëndetësisë lë në mëshirë të fatit fëmijët me leucemi

12:43, 16/12/2021
A+ Aa A-

Ndonëse në të gjithë botën trajtimi i kancerit me kimioterapi është hequr nga protokollet duke avancuar me preparate të cilat janë më efikase, në Shqipëri të sëmuret me tumor nuk kanë as ilaçet bazë. Kompanitë që furnizojnë me kimioterapi pediatrinë e QSUT nuk kanë interes ti sjellin këto medikamente, duke rrezikuar jetën e dhjetra fëmijëve.

Nga SYRI TV

Mungesa e medikamenteve dhe preparateve për fëmijët me Leucemi në QSUT është diskriminuese. Kështu ka deklaruar për SYRI TV Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda. Ai theksoi se ligjërisht Ministria dhe QSUT-së po i mohojnë fëmijëve ilaçet jetike duke i diskriminuar ata si përmes mos ofrimit të shërbimit ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike.

Komisioneri shprehet se këto medikamente jetike gjenden në farmaci kundrejt çmimeve statosferike dhe u ka bërë thirrje autoriteteve ti japin zgjidhje kësaj situate.

Prej 8 muajsh fëmijët me leucemi po privohen nga trajtimi me këto medikamente për shkak të mungesës së tyre dhe mos garantimit të sasive të duhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT.

Familjarët janë detyruar që ti sigurojnë medikamentet në rrugë alternative, por sakrificat që ata bëjnë janë shumë të mëdha pasi një trajtim 3 javor shkon deri në 3 mijë euro e më pas, me rinisjen e trajtimit kurat kushtojnë deri në 5 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco