VIDEO-SYRI TV/ 'Europa Nostra' merr në mbrojtje Urën e Zogut

VIDEO-SYRI TV/ 'Europa Nostra' merr në mbrojtje Urën e Zogut

12:19, 16/12/2021
A+ Aa A-

Ura e Zogut, e shpallur monument kulture prej 23 vitesh rrezikon të zhduket nga lista e trashëgimisë kulturore. Këmbët e urës janë degraduar nga gërryerja e lumenjve që bëhet nga kompanitë pivate. Alarmin për shkatërrimin e monumentit e ka dhënë edhe Europa Nostra, e cila e ka vendosur këtë objekt të trashëgimisë kulturore në listën e monumenteve më të rrezikuara në Europë

SYRI TV

Europa Nostra, organizata ndërkombëtare, e cila mbron vlerat e trashëgimisë kulturore, ka lëshuar alarmin SOS për Urën e Zogut, monument kulture që prej vitit 1999, e cila rrezikon shembjen. Organizata Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve shpallën të martën më 14 dhjetor, listën e 12 siteve më të  kërcënuara të trashëgimisë në Europë, mes të cilave është edhe Ura e Zogut. Aktivisti dhe avokati Elton Laska u shpreh se nga institucionet shqiptarë nuk ka pasur asnjë reagim për mbrojtjen dhe restaurimin e kësaj vepre monumentale

Ermelinda Leti si anëtare e Organizatës Ndërkombëtare Europa Nostras dhe aktiviste u shpreh se synimi është që Ura e Zogut të futet në 7-shen e siteve më të kërcënuara në mënyrë që të bëhet financimi.

Syri Televizion prej muajsh ka ngritur shqetësimin për degradimin e Urës së Zogut, teksa ka pasqyruar edhe protestat e aktivisteve në Qarkun e të Lezhë, por pavarësisht kësaj ura vijon të jetë në gjendje kritike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Indignados16/12/2021 16:52

Ashtu sic morri ne mbrojtje teatrin? Dakord me parafolesin; po nuk i dolem zot ne, e kote te shpresojme te na vije ndihma nga jashte

Daj Jaku16/12/2021 15:01

Europa vostra mori në mbrojtje edhe Teatrin Komhëtar por lubija nuk pordhi fare dhe e shëmbi kur i deshtu bytha. Europa nostra u zhduk, Gigi Soreca si italjan e mbushi gojln me mutin (paret) e Edvinit dhe nuk pipëtiu. Po nuk u ngritëm ne në mbrojtje të atdheut tonë nuk kemi përse të brohorasim të huajt që bëjnë gjasme dhe marrin financime për xhepin e tyre.

Shto koment

Denonco