VIDEO/ 'Të varfër prej prindërve të pashkolluar' thotë Eurostat, por dy ekspertë japin shpresë për fëmijët shqiptarë

VIDEO/ 'Të varfër prej prindërve të pashkolluar' thotë Eurostat, por dy ekspertë japin shpresë për fëmijët shqiptarë

12:03, 16/12/2021
A+ Aa A-

Pasuria, shkollimi dhe mirëqenia: Psikologu i mirënjohur Gëzim Tushi dhe ekspertja për mbrojtjen e fëmijëve, Alma Tandili,  kanë thënë fjalën e tyre pas një raporti shqetësues të Eurostat, të ftuar në emisionin "Kafe Shqeto" në SYRI TV.

"Fëmijë që rriten nga prindër të paarsimuar kanë më shumë gjasa që të jetojnë në varfëri kur të rriten, në krahasim me fëmijët e tjerë që rriten të arsimuar." Sipas të dhënave nga Eurostat, Shqipëria kishte përqindje të lartë të të rinjve nga mosha 25-28 vjeç që rrezikojnë varfërinë për shkak të trashëgimisë së ulët arsimore të prindërve.

Në vitin 2019, shkalla e rrezikut nga varfëria në BE ishte më shumë se dy herë më e lartë për të rriturit nga 25 deri në 29 vjeç, prindërit e të cilëve kishin një nivel të ulët arsimimi sesa për të rinjtë, prindërit e të cilëve kishin arsim të lartë.

I njejti tregues ishte 12% për të rinj që kishin prindër me arsim të mesëm. Përqindja e njerëzve me rrezik të varfërisë, që kishin prindër me nivel të ulët arsimor, ishte më shumë se 20% në dhjetë shtete anëtare të BE.

Arsimi dhe pasuria kanë një lidhje të fortë. Vende që kanë prosperuar ekonomikisht, fillimisht kanë investuar fort në sistemin e tyre arsimor. Të tilla modele si Koreja e Jugut apo Singapori dhe Taivani, në fillim të viteve ’60 kishin një popullsi të re në moshë, të cilën e orientuan drejt arsimit në të gjitha nivelet.

Pak dekada më parë, vendet morën përfitime nga dividenti demografik dhe sot janë në krye të listës së vendeve të zhvilluara. Një familje e arsimuar ka më shumë shanse të orientojë fëmijët tek e njëjta rrugë dhe gjithashtu ka më shumë mundësi financiare në dispozicion për të përballuar nevojat e shkollimit, prandaj gjithnjë e më shumë pabarazitë shoqërore po reflekton pabarazinë në arsim.

Në Shqipëri ky kontrast u vu re gjatë pandemisë së Covid 19 ku fëmijët nga familjet e varfra humbën mundësinë për të ndjekur mësimet në distancë pasi prindërit e tyre nuk kishin mundësi financiare t’i pajisnin ata me tablet dhe me internet.  

Por, çfarë mendojnë dy ekspertë të fushës? Ndiqeni opinionin e tyre në Kafe Shqeto./ar.sh/SYRI.NET

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco