Sot e nesër, stabilitet i kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë

Sot e nesër, stabilitet i kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë

06:58, 16/12/2021
A+ Aa A-

Presioni i lartë atmosferik  po dominon Europën qëndrore duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

E enjte, 16 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull përgjatë Jug-lindjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes pa ndryshime në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore       -4/6C
Zona e ulët          -2/16°C
Zona bregdetare  4/14°C

Kosova, e enjte, 16 dhjetor 2021

Moti do të jetë me mjegull, dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 5°C .

E premte, 17 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime , mjegull dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.  

Temperaturat:

Zona malore       -3/8C
Zona e ulët          -1/15°C
Zona bregdetare  6/14°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco