Parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit për ditën e enjte

23:11, 15/12/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e enjte në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit gjatë mëngjesit.

Moti parashikohet i kthjellët dhe në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura. Në zonën e alpeve borë e dobët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 5°C në zona e ulëta -2 deri 14°C në zona bregdetare 1 deri 15°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco