VIDEO-SYRI TV/ Bashkia e Elbasanit i jep 1.1 mld lekë Sadri Abazit, ‘Alko Impex’ fiton tenderin e plehrave

VIDEO-SYRI TV/ Bashkia e Elbasanit i jep 1.1 mld lekë Sadri Abazit, ‘Alko Impex’ fiton tenderin e plehrave

16:10, 15/12/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Elbasanit i ka dhënë tenderin prej 1.1 miliardë eurosh të pastrimit të qytetit, kompanisë së Sadri Abazit. Këtë lajm e konfirmoi zyrtari i bashkisë së Elbasanit, Ismail Dybeli, i cili tha gjithashtu se prej dy ditësh është miratuar kontrata me kompaninë e re të pastrimit të qytetit. Dybeli konfirmoi se kompania e re do të reduktojë dhe numrin e koshave të mbetjeve urbane në qytet.

Nga SYRI TV

Bashkia e Elbasanit ka zyrtarizuar aferën e radhës, duke i dhënë thuajse pa garë tenderin e pastrimit të mbetjeve të qytetit, kompanisë ‘Alko Impex’ e cila është në pronësi të familjarëve të ish deputetit socialist, Sadri Abazi.

Lajmin e konfirmoi zyrtari i bashkisë në inspektoratin mjedisor, Ismail Dybeli, i cili në një deklaratë për mediat konfirmoi se kontrata me kompaninë e re të pastrimit të qyteti është miratuar.

Pak ditë më parë, SYRI TV paralajmëroi se kompania ‘Alko Impex’ po favorizohej në tenderin për pastrimin e qytetit. Në garë ishin tre kompania, ‘Viktoria Invest’, që kishte kryer këtë punë deri më sot, ‘Korsel shpk’, e cila u vu nën hetim nga Komisioni i Prokurimit Publik nën dyshimin e shkeljes së sekretit tregtar ndaj konkurrentëve.

Në këtë mënyrë, në fakt, vetë Komisioni i Prokurimit Publik i hapi rrugën kompanisë  ‘Alko Impex’ të shpallej fituese me ofertën më të lartë ekonomike në garë, pasi nga 700 milionë lekë që jepte bashkia për pastrimin e qytetit në një vit kalendarik, tashmë do të paguajë 1.1 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë lekë shtesë.

Por sikur të mos mjaftojë shtimi i kostove, vetë bashkia pranon se kompania e familjarëve të Sadri Abazit do të reduktojë me rreth 200 copë numrin e koshave të plehrave në qytet.

Ndërkohë, plehrat e qyteti të Elbasanit do të vijojnë të digjen në incenerator, ndonëse ky është sekuestruar nga SPAK për shkak të aferës korruptive të ish ministrit Lefter Koka, Klodian Zotos dhe administratores së kompanisë ‘Albtek energy’, Stela Gugallja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco