VIDEO-SYRI TV/ Amortizohet rruga Kumarak-Këlcyrë, banorët: Mirela Kumbaro na premtoi investime

VIDEO-SYRI TV/ Amortizohet rruga Kumarak-Këlcyrë, banorët: Mirela Kumbaro na premtoi investime

14:08, 15/12/2021
A+ Aa A-

Mbi 50 familje të fshatit Kumarak në Këlcyrë përballen çdo ditë me amortizimin e rrugës. Mungesa e investimeve sipas banorëve, po i detyron të braktisin fshatin, ndërsa akuzojnë Mirela Kumbaron se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për rehabilitimin e rrugës.

Nga SYRI TV

Fshati Kumarak i Këlcyrës ndodhet vetëm 10 kilometra larg nga qytetit, por rruga që lidh fshatin me bashkinë është sfiduese për banorët. Ky aks është krejtësisht i amortizuar, asfalt nuk ka njohur kurrë, ndërkohë që mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që rruga të dëmtohet dhe më shumë.

Banorët thonë se për shkak të rrugës po detyrohen të braktisin fshatin.

Ministrja Mirela Kumbaro, deputete e zonës, u ka premtuar vazhdimisht ndërtimin e rrugës, por banorët thonë se deri më sot nuk është bërë asgjë.

Sfiduese është jeta edhe për nxënësit, të cilët duhet të bëjnë disa orë në ditë për shkuar në shkollë.

Banorët ankohen gjithashtu se në fshat mungon energjia elektrike dhe qendra shëndetësore.

Në fshat dikur jetonin qindra familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 50 të tilla. Por dhe këto, thonë se nuk do të jetë e largët dita që do të braktisin fshatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco