Flasin pasagjerët e tragetit të bllokuar në Vlorë: Na thanë se kishte një defekt, u shqetësuam…

Flasin pasagjerët e tragetit të bllokuar në Vlorë: Na thanë se kishte një defekt, u shqetësuam…

18:58, 09/12/2021
A+ Aa A-

Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që vinte nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës. Kjo bëri që 118 pasagjerë për disa orë të rrinë të bllokuar në traget në det të hapur.

Pasagjerët të lodhur dhe të sprovuar shprehen se  nuk janë lajmëruar dhe çdo gjë u është dashur ta paguajnë vet. Disa prej tyre shprehen se kanë qëndruar pa ngrënë për shkak të çmimeve të shtrenjta.

“Tani dimër është! Nuk ishte ndonjë gjë e madhe për këtë që ndodhi. Lodhje po, pritje, por që janë gjëra që ndodhin edhe në Angli edhe në Amerikë”, tha pasagjeri. “E lodhshme ishte, edhe u shqetësuam. Na njoftuan që është një defekt. Jemi nisur që dje në mëngjes”, tha një pasagjere.

“Shumë e lodhshme. Kjo nuk është normale”, u shpreh një tjetër pasagjer.

“Ishte shumë e lodhshme dhe e turpshme që funksionon kështu. Nuk na dhanë asnjë njoftim. Nuk kishte asnjë shërbim. Shpjegimi që na dhanë ishte për shkak të kushteve atmosferike”

Kjo nuk është hera e parë qe pasagjerët  bllokohen në traget për shkak të motit të keq në Portin e Vlorës.

Më 30 nëntor, po për shkak të motit të keq, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh në mes të detit të trazuar.

Ndërkohë sot është pezulluar edhe lundrimi për anijet e vogla dhe ato të  peshkimit në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco