VIDEO/ Tirana paralizohet nga trafiku, Policia: Shmangni lëvizjen në këto rrugë

VIDEO/ Tirana paralizohet nga trafiku, Policia: Shmangni lëvizjen në këto rrugë

16:58, 09/12/2021
A+ Aa A-

Tirana paralizohet nga trafiku i automjeteve. 

Policia Rrugore njofton ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes. 

Shkak sipas policisë janë edhe aktivitetet që po zhvillohen në sheshin "Skënderbej". 

Në kushtet kur situata kaotike nëpër rrugët e Tiranës nuk është më risi, pasi prej vitesh trafiku i kryeqytetit është kthyer në një makth të përditshëm, policia këshillon që të shmanget kalimi me automjete në këto rrugë:  

- Rruga e Durrësit; 

- Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”; 

- Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”; 

- Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve; 

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;

- Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Endri09/12/2021 21:26

Po ca rrugesh te tjera ka per tu fut ne tirone o polici e zgjuar. Na i thoni dhe ne ti mesojme

a09/12/2021 18:05

keta jane IDIOTA apo bejne vet?! aq rruge ka Tirana. e per me teper, sheshi Skenderbej, nuk ndikon, se zaten nuk ka rruge. Turpi i rradhes !!

Shto koment

Denonco