VIDEO/ Banorët e Laprakës dhe '5 majit' vijojnë protestat, nuk i ndal as shiu

VIDEO/ Banorët e Laprakës dhe '5 majit' vijojnë protestat, nuk i ndal as shiu

18:52, 22/11/2021
A+ Aa A-

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, edhe këtë të hënë, banorët e Laprakës kanë dalë në protestë. 

Banesat e tyre priten të shemben si pasojë e devijimit të planit të Unazës. 

Dhjetëra banorë në protestën e sotme kanë bllokuar rrugën.

Ata vazhdimisht shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por duan dëmshpërblim të banesave, duke i bërë kështu thirrje edhe ministres Belinda Balluku për të negociuar. 

Banorët akuzojnë qeverinë se pas devijimit të projektit të 'Unazës së Madhe' fshihen interesa të dyshimta për ta kthyer këtë zonë hapësirë ndërtimesh shumëkatëshe. 

Protesta ka patur edhe në lagjen '5 maji' ku banesat e dhjetëra qytetarëve do të shemben për t'i hapur rrugë lagjes së re. Ndërsa banorët akuzojnë Bashkinë për mungesë transparence dhe se nuk i vlerëson banesat me çmimin e tregut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco