VIDEO/ Hazizaj: Roli i prindërve thelbësor! Mbyllja nga pandemia rriti aksesin në internet të fëmijëve

VIDEO/ Hazizaj: Roli i prindërve thelbësor! Mbyllja nga pandemia rriti aksesin në internet të fëmijëve

17:06, 22/11/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi i CRCA Albania, Altin Hazizaj, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka shpjeguar situatën e rëndë që eksiton në internet me abuzimet ndaj të rinjve apo lojëra të ndryshme me prezencë të lartë dhune si dhe sfidat e ndryshme si 'Blackout Challenge' në 'TikTok'.

Sipas Hazizajt, roli thelbësor është edukimi dhe ndërgjegjësimi i prindërve që janë të vetmit që mund të ruajnë fëmijët e tyre nga këto abuzime, pasi në momentin e parë që hasin materiale të tilla duhet ti raportojnë ato pranë organeve kompetente.

Hazizaj: Çdo moshë për shkak jo vetëm të këtyre lojërave, por gjithëçka që përbën rrezik për të fëmijët edhe të rinjtë. Ka nga viti 2015 që ne kemi krijuar një platformë komnbëtare e cila është shumë e thjeshtë për tu mbajtur mend ‘i sigurt.al’ .

Kushdo ka akses në shumë thjesht në këtë faqe në t të cilën ka një buton ‘raporto’.

Ferko: A ka pasur raportime të këtyre rasteve pasi sipas spëcialistes thohet se shumë raste nuk denoncohen për shkak të opinionit publik.

Hazizaj: Gjatë vitit të kaluar ku qënë më të mbyllur nga pandemia dhe përdorimi i internetit ka qënë më i lartë. 8 mijë e ca faqe raportim dhe rreth 150 fëmijë të mbrojtur nga faqe të paligjshme apo raste të tjera.

Mjeti që kemi në dorë është edukimi dhe ndërgjejësimi i prindërve, të cilët janë shumë pak të ndërgjegjësuar për dëmet e telefonave te fëmijët.

E ka prindi për detyrë të edukojë fëmijët dhe ti tregojnë faqet apo lojërat në internet ku ka dhunë dhe që nuk duhen aksesuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco