One Telecommunications: Të gjithë së bashku në mbrojtje të planetit

One Telecommunications: Të gjithë së bashku në mbrojtje të planetit

19:55, 20/11/2021
A+ Aa A-

One Telecommunications përkrah UNDP-së dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, organizoi tek Parku i Tiranës një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e angazhimit të të gjithëve në mbrojtjen e planetit.

Fushatës së UNDP-së ”Mos Zgjidh Shfarosjen” iu bashkuan One Telecommunications dhe Ministria e Mjedisit. Ditën e sotme, përmes aktivitetit tek Parku i Tiranës, qytetarët u informuan për ndikimin që ndryshimet klimatike kanë mbi jetët e gjithsecilit dhe njëkohësisht u argëtuan përmes lojërave.

Thirrja njëzëri e të gjitha organizatave, ekspertëve, shkencëtarëve dhe qeverive është se zgjedhjet personale të secilit kanë impakt karshi fenomenit të ngrohjes globale.

Image

Sipas të dhënave më të fundit të Raportit të Parë Dyvjeçar të Përditësuar nga UNDP, tendencat e projeksioneve tregojnë se temperatura mesatare vjetore në Shqipëri do të rritet ndërmjet 1,3°C dhe 2,2°C deri në vitin 2050. Në bregdetin shqiptar parashikohet që temperaturat mesatare vjetore të rriten për të gjitha stinët, por sidomos për muajt e verës.

Shpeshtësia e temperaturave ekstreme të larta dhe numri e kohëzgjatja e valëve të të nxehtit, pritet që të rriten në mënyrë të konsiderueshme deri në vitin 2050. Brenda vitit 2050, niveli i reshjeve në Shqipëri pritet të ulet me 2,1% dhe 4,3% nga niveli bazë prej 929,7 mm i periudhës 1986-2005. 

One Telecommunications ibashkohet kësaj fushate si kompania nismëtare në marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin dhe ulur në minimum gjurmën e karbonit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, kompania e uli sërish intensitetin e energjisë dhe emetimet e GES-ve me përkatësisht 19,9% dhe 36,1%; i uli emetimet e dioksidit karbonit me 18,1% (e barasvlershme me 231 tonë CO2); dërgoi për riciklim 100% të baterive prej plumbi, të vajrave lubrifikues, të materialeve të mbetjeve elektrike dhe elektronike, si dhe akumulatorët; çdo vit prezanton fushata ndërgjegjësimi brenda kompanisë mbi riciklimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit, letrës dhe energjisë elektrike.

Këto përpjekje janë një proces në vazhdimësi që prej shumë viteshtashmë, duke e bërë One Telecommunications një shembull të veprimit me përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

po kta me ca e mbrojne planetin?20/11/2021 21:52

Se kuptoni qe me sebepin e mbrojtjes se planetit na varferojne perdite duke rritur cmimet e taksat e lendeve te para. E dini ju sa aviona , jachte e lloj lloj luxi zoterojne e perdorin keta qe na japin mend per mbrojtjen e planetit. thirrini mendjes o popull e mos jini kaq drite shkurter mendoni me thelle. Mendoni se nje cupeline si Greta thunberg do ti jepnin tere ate vemendje po mos te kishin nje plan per te rritur cmimet e energjise e produkteve te para. Prit prit se skeni pare gje akoma. Qendroni Vigjilente!

Shto koment

Denonco