Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

23:11, 16/11/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave .

Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek. Ndërsa përgjatë brigjeve të Jonit era do të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale dhe pa ndryshime në vlerat maksimale:

në zona malore 2 deri 13°C në zona e ulëta 5 deri 20 °C në zona bregdetare 8 deri 20 °C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco