VIDEO-SYRI TV/ Të verbërit në Durrës kërkojnë zbatimin e ligjit dhe kushte më të mira

VIDEO-SYRI TV/ Të verbërit në Durrës kërkojnë zbatimin e ligjit dhe kushte më të mira

14:05, 16/11/2021
A+ Aa A-

Shoqata ‘Shpresë për të verbërit’, këtë të martë ka zhvilluar një tjetër protestë përpara bashkisë së Durrësit, me qëllim zbatimin e statusit të të verbrit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Ata shprehen se bashkia nuk i ka marrë asnjëherë në konsideratë kërkesat e tyre.

Nga SYRI TV

Shoqata kombëtare ‘Shpresë për të verbërit’ të Durrësit , këtë të premte ka protestuar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre.

Ata kanë kërkuar zbatim të ligjit 80/98, që është statusi I të verbërve, si dhe krijimin e një infrastrukture të përshtatshme. Kreu I shoqatës së të verbërve, Saimir Farici gjithashtu ka kërkuar edhe rimbursim të energjisë elektrike dhe sigurimin e shoqëruesve.

Farici deklaroi se pavarësisht kërkesave të vazhduara në bashki, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kjo është e disata protestë që shoqata e të verbërve në Durrës ka organizuar përpara bashkisë, me qëllim negocimin e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco